Events

NOTHING TO SAY

Satellite Zone ju fton të bëheni pjesë e workshopit me titull “Nothing to Say” i cili do të mbahet në datë 4 Prill 2024, nga ora 17:00-20:00 në Qendrën e Artit Agimi. Të ftuar do të jenë artistët Blendi Shahu dhe Burim Tafilica. Dy artistët multidisiplinar do të mbajnë një prezantim lidhur me mediumin e performancës. Do të sjellin shembuj nga artistë të ndryshëm ndërkombëtar të cilët kanë punuar dhe eskperimentuar në këtë medium. Ata gjithashtu do të ndajnë me publikun punë nga portofolio e tyre si dhe eskperienca që lidhen me mediumin e performancës. Pas një coffee break, vet publiku pjesëmarrës do të ketë mundësinë të futet më në brendësi të këtij mediumi.  Eksperienca parashikohet të zgjasë rreth një orë dhe përgjatë saj mund të merren foto apo video të shkurtra dokumentuese.


Mentorët

Blendi Shahu

Blendi Shahu ka lindur në Kukës, Shqipëri më 1997. Ka përfunduar studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, dhe Universitetin e Arteve në atelierin e Multimedias në Tiranë.  Gjatë studimeve ka eksperimentuar në disa forma shprehjeje si Instalacion, Performancë, Video art, Audio Instalacion, Pikturë, Fotografi.

 

Ai ka qenë pjesëmarrës në workshopin “Let us start from the middle” (2015) Tirana Art Lab, në konkursin “Barazia gjinore” (2015), në koloninë artistike ”Trashëgimia Kulturore dhe Diveristeti ne Kosovë”, Peje, Kosovë. Ka qenë gjithashtu pjesë në ekspozitën e organizuar nga OSCE Tiranë, Prishtinë, Korçë, Shqipëri dhe Kosovë (2017), “Inevitable Choice” (2018), Atelie Multimedia (2018), Multimedia “Me We”, Korçë (2019), Atelie Multimeda (2019),  “X Formoj” (2019), Atelie Multimedia (2020).  Ka qenë gjithashtu pjesë e Cloud Festival (2020) si dhe pjesë e ekspozitës “Gur” në Galerinë GurGur (2024).

Burim Tafilica

Burim Tafilica ka lindur në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1990. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve të Tiranës, në atelierin e Multimedias. Aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Fushat e punës së tij përfshijnë performancën dhe animacionin. 

Ai ka qenë pjesëmarrës në konkursin dhe ekspozitën e artit të OSCE-së (2017), në ekspozitat e atelierit të Multimedias (2018, 2019, 2020), në ekspozitën X-formoj (2018-2019). Është prezantuar me një performancë në Cloud Festival në vitin 2020 si dhe ka qenë pjesëmarrës në ekspozitën “Gur” e mbajtur në Galerinë GurGur (2024).